Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me të duke i përmendur situatën me atakun e panikut.

Teksa ndodhej në dhomë të gjumit, Egli nis të qajë dhe shprehet se ‘e di ajo dhe prindërit e saj se ça ka hequr dhe si e ka kaluar këtë gjendje’. Pranë saj ishte Rozana, e cila ishte në lot gjithashtu, e mundohej që t’a qetësonte.

Por Egli e kishte të pamundur që të mbante lotët dhe shton se ‘ka parë ferrin me sy dhe vdekjen prej kësaj gjëje’.

Pjesë nga biseda:

Egli: E di unë ça kam hequr

Rozana: Hajde të kam shpirt

Egli: E di unë ça kam hequr dhe si e kam kaluar. E di unë dhe prindërit e mi sa kam hequr dhe si e kam kaluar. Nuk ma sjell dot njeri këtu, dhe njeriu më i lig këtu që veç do të të dëmtojë, nuk mund t’a përdorë këtë sikur ka dashur të më mbrojë, se ti ke çuar dikë në atak paniku moj femër e keqe

Rozana: Të kam zemër

Egli: Për këtë temë jo, për çdo temë që sjellin jashtë jam gati, jo me këtë temë

Rozana: Boll të thashë, Egli të lutem

Egli: Kam parë ferrin me sy, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, nuk mund të ma sjellë këtu

Rozana: Boll të lutem, boll, o Egli

Egli: O nëna ime. Pse duhet të ndihem keq se kam kaluar atak paniku, depresion? Se kam ndjeshmëri, se vë të tjerët para vetes. Këto janë gabimet e mia që më dërguan aty