Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka bërë një postim në Instagram, ku
krahason fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli me banorin aktual,
Gjestin.
Në postimin e tij, Kaloti tregon se puntata finale e sezonit të dytë ka grumbulluar
mbi 2.4 milionë shikime brenda dy viteve.
Ndërsa, puntata e fundit e sezonit aktual ka grumbulluar mbi 2.6 milionë shikime,
në vetëm 24 orë, për të cilën Kaloti pretendon se është meritë e Gjestit.
“Gjesti thyu nje “mit” me klikimet, Sara Hoxha ndertoi nje standart “lojtari i mire
duhet te rri ne loje” jo ne rruge…” shkruan ai në InstaStory.