Një video e banorit të Big Brother Vip Albania, Stenaldos, është bërë virale pasi shihet duke i dhënë një makine me shpejtësi 50 kilometra në orë. Pamjet bënë xhiron e rrjetit pasi Stenaldo është një djalë i verbër dhe fakti që po ngiste një automjet ishte jo i pritur mirë nga publiku.
Tezja e banorit Zana Kati ka reaguar në Top News në emisionin Breaking me Dafina Hysën ku u shpreh se videoja ka pesë vite dhe banori po provonte një gjë të re pasi e do adrenalinën. Gjithashtu ajo shtoi se xhiroja ishte e shkurtër dhe kanë qenë të gjithë prezent në atë moment..
Zana Kati: Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë t’ia provonte makinën, kemi qenë të gjithë aty, ka bërë një xhiro të shkurtër, ai e ka qejf adrenalinën! Komentet negative s’na bëjnë përshtypje për videon me makinë, për ne e rëndë është ofendimi që i ka bërë Rogerti!

