Wednesday, January 22

“Komisari i jetës sime”/ Valbona përlot me linjën e jetës, qan me ngashërim për humbjen të atit!

Me lot dhe emocione, i tillë ka qenë rrëfimi rrëqethës i Valbona Mhillit ndërsa gjatë linjës së jetës ka treguar peripecitë me të cilat i është dashur të përballet në moshë shumë të re.

Moderatorja ka rrëfyer momentin më të trisht, që i ndryshoi rrjedhën e jetës; humbjen e të atit, Tonin Mhilli, i cili u aksidentua për vdekje teksa udhëtonte drejt vendit të tij të punës, burgut të Rrogozhinës.

Sipas Valbonës, i ati ishte forca e saj më e madhe dhe me largimin e tij, familja e saj u shkatërrua, ndërsa asaj iu desh të kthehej në shtyllën e shtëpisë.

Valbona: Jam e bekuar që ndodhem në këtë shtëpi dhe do të jetë një nga kujtimet më të bukura sepse në një muaj më keni bërë të harroj shumë gjëra të trishta që kam kaluar këto 3 vitet e fundit.

Ledioni: E di, unë do doja tani të shikonim historinë tënde të jetës. Pavarësisht se ti je shumë e re akoma, jeta jote është e mbushur me peripeci.

“Unë kam lindur në Pukë më 1991, në një ditë me borë. Ishte lindje shumë e vështirë. Ne u zhvendosëm në Tiranë në 1994 dhe 3 vite më vonë babi nisi punë në policinë ushtarake. Personi i cili më ka dhënë gjithmonë forcë në jetë ka qenë babi im. Komisari i jetës time, më dha gjithçka që kishte. Disa vite më vonë, në 2019-ën babai im shkarkohet nga puna. Ndryshoi totalisht dhe nuk ishte ai personi që njihja. Unë mundohesha shpesh që ti thoja babi duhet të pushosh. Në 2021-shin u shpreh që donte të rikthehej në detyrë, dha provimet e tij dhe mes shumë peripecish fitoi. Ai ishte emocioni më i bukur. E emëruan në burgun e Rrogozhinës. Mori uniformën dhe kthehet në shtëpi. Ishte dita më e lumtur e jetës së tij, e shprehte me qëndrimin, buzëqeshjen dhe emocionin e tij. Qirasi të gjithë lagjen. Në orët e para të mëngjesit të datës 6 mars 2021 në shtëpinë tonë dëgjoj një ulërimë nga mami. Një ulërimë që se kisha dëgjuar kurrë. Shkoj me vrap, dal jashtë dhe dëgjoj se babi kishte bërë aksident. Drejtohem drejt Durrësit dhe lusja Zotin që ta gjej babin gjallë. Gjatë rrugës, ndalova në një lokal dhe në ekranet e mëdha televizive ishte me lajm të fundit “humb jetën efektivi…”. Aty më ra qielli në kokë, gjithmonë kam dashur të lexoj arritjet e tij, por arrita të lexoj vetëm se si humbi jetën për profesionin e tij. Ndjehesha e humbur, çfarë do të bëja unë pa babin. Babi humbi jetën, por aty humbi edhe familja jonë?! Jeta jonë ndryshoj shumë kur babi iku. Duke parë familjen time të rrënuar, të shkatërruar, u detyrova të ngrihesha vetë dhe të merrja familjen në dorë. Nga një familje e madhe, mbeta vetëm unë me babin. Nuk e kam përfshirë kurrë në gjërat e mia. E kisha shumë të vështirë të ulesha të bëja një bisedë sepse unë të gjitha bisedat e mia i bëja me babin, nuk dija si të sillesha me mamin, si ti qëndroja pranë. Ajo mendonte se si të më qëndronte mua pranë, por unë nuk dija si t’i qëndroja pranë asaj. Aty unë kuptova që nuk kam ditur ta dua mamin. Të lutem mami më fal për të gjitha. Sot që jam këtu, do doja të dija nëse mami i ka marrë ilaçet. Me kë ka ndenjur sepse ajo ka frikë të rrijë vetëm. Mami nuk e di nëse kam arritur të të bëj krenare, unë jetoj për fytyrën tënde për sytë e tu, që të të bëjë të qeshur. Ti je te zemra ime dhe unë te e jotja. Të jap fjalën për këtë. Të dua…“- tha Valbona në linjën e saj të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *