“Isha kafshë…”
GBani ka treguar një histori të tijën personale në shtëpinë e “BBV”. Ai u shpreh:
Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë. Pastaj rash në dashuri me një tjetër pas 4-5 muajve. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua.