Nga Monika Lubonja te Ilir Shaqiri, VIP-at shqiptarë i japin kurajo Erion Veliajt: Qëndro i fortë lali Eri, e vërteta gjithmonë del në dritë!

Nga Monika Lubonja te Ilir Shaqiri, VIP-at shqiptarë i japin kurajo Erion Veliajt: Qëndro i fortë lali Eri, e vërteta gjithmonë del në dritë!

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj i ka ndarë qytetarët e Tiranës në dy kahe, në ata që kanë “shpërthyer” në festime dhe në ata që s’kanë nguruar të shprehin mërzitjen e tyre edhe në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë VIP-a të cilët të trishtuar i kanë shprehur mbështetjen e tyre publikisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili mesditën e së hënës u arrestua në zyrën e tij.

Duke filluar nga Monika Lubonja, Ardit Çuni, Klea Huta, Roland Hysi e Ilir Shqiri, të gjithë këta personazhe të njohur për publikun shqiptar përmes komenteve të tyre e kanë cilësuar kryebashkiakun si një njeri të drejtë, me zemër të madhe dhe që ka bërë kaq shumë për Tiranën.

Monika Lubonja: Per punen qe ka bere dhe per te gjithe njerzit qe ka ndimuar ne momente me te veshtira, per te gjithe te rinjeve qe i mbeshteti me projekte artistike, ti ke vene nje gure te madh ne mendjen dhe zemrat e atyre qe te jane mirënjohës!

Ardit Çuni: Lalii në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde!

Klea Huta: Forca Lali, ke mbeshtetur te madh e te vogel dhe ke bere per kete vend me shume se kushdo. I ke dhene mbeshtetje dhe hapesire te gjitheve, per ta bere Tiranen nje vend me te mire!

Ilir Shaqiri: E transformove Tironen nga nje hale ne kryeqytet. Never give up Lal!

Roland Hysi: Qe nga prilli i vitit 2017, sherbej ne Special Olympics Albania, pjese e levizjes me te madhe boterore sportive per atletet me aftesi te kufizuara intelektuale.
Perjete mirenjohes per mbeshtetjen e qendrueshme e te vazhdueshme qe i ke dhene atleteve, duke u bere personi i pare me mendjen dhe vullnetin e hapur per ta mbeshtetur kete kauze, kur ende vazhdon te mos kete vemendjen e duhur. Falenderues per mundesine qe edhe nepermjet sportit te kemi nje Tirane me gjitheperfshirese. Uroj te mund te vijojme me tej edhe kete pune!

Petrit Vullkani: Forca Lali!

Çiljeta Xhilaga: Ti je i fort ,je cun flori je zemer mir që ske lën artist pa mbërshtetur pa bërë dallime partie,ti je i bute je njeri që i je gjëndur pranë cdo njeriu në vështirësi,ti je një djalë punëtor me vizion që e bërë këtë tiranën tonë më të bukur se kurr te drejtët gjithmonë dalin me drit sepse kan Zotin me vete.Jemi me ty!

Ilnisa Agolli: Qëndro i fortë!

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua mesditën e së hënës në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i pari i qytetit të Tiranës u vu në pranga dhe aktualisht ndodhet në Bllokun e Sigurise te Mine Peza.

Ditën e djeshme SPAK zbardhi edhe  akuzat për kryebashkiakun të cilat janë “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vlen të theksohet se këto vepra penale dyshohen se janë konsumuar plot 9 herë nga çifti Veliaj – Xoxa, kjo e fundit me 3 akuza zyrtare për të cilën SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Aktualitet LifeStyle