Shën Valentini u kthye në tragjedi! Çifti do të festonte në Pogradec, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares

Shën Valentini u kthye në tragjedi! Çifti do të festonte në Pogradec, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

 

Top Channel

Aktualitet