“Laerti nuk është në terezi…”/ Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikollës

“Laerti nuk është në terezi…”/ Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikollës

At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mos reagimeve

At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP 4”, ku për banorët vijon sfida e mos reagimeve.

Megjithatë, Valbona, sa e pa, e theu rregullin. Ajo i kërkoi At Nikollës të bekojë Laertin, me pretendimin se “banori nuk është në terezi”.

Kush hyri në shtëpinë e BBV 4 që Rozana shpërtheu në lot?

Pjesë nga biseda:

At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.

Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!

At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?

Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti

At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift

Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore

At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?

Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë

At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda

Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?

At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë.

Big Brother Albania