Egli Tako ka debatuar ashpër me Gerta Gixharin pas spektaklit të së martës derisa po darkonin.
Ato janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka qenë gazetarja që ia ka përmendur raportin me Gjestin, se si i është ngjitur atij.
Egli ndërkohë e ka sqaruar i ka thënë se nuk hyri sërish për të pastruar veten por që nuk e meritoi të dilte në atë formë.
Tutje e quajti Gertën negative dhe se do t’i nxjerrë keq të gjithë njerëzit që janë aty.
“E keni ndjeshmërinë zero. E dinë e gjithë Shqipëriva. Je negative, kokrra e negatives, më tregon ti mua pastrimin. Vike këtu të pastrohesh”, u shpreh Egli.
“Unë jam ai njeri që mbledh shumë dhe pastaj vendos. Unë jam një gocë me vlera të pëlqen apo nuk të pëlqen ty. Më kanë rritur edhe më të mirë se ç’duhet”.
Gerta nga ana tjetër ia ktheu, duke i lënë fajet për raportin me banorin: “Ti e ngjite Gjestin”.
“Nëse kam dëmtuar dikë, kam dëmtuar veten time kaq. Ju kam sulmuar pasi ju kam sulmuar. Më keni përmendur gjëra nga jashtë. Nuk shisni dot asgjë timen si antivlera”, theksoi tutje Tako.
“Ke indicie të këqija me i nxjerr njerëzit keq. Tani dhe tutje asnjë komunikim me mua, zero”. /Telegrafi/