“Komisari i jetës sime”/ Valbona përlot me linjën e jetës, qan me ngashërim për humbjen të atit!
Me lot dhe emocione, i tillë ka qenë rrëfimi rrëqethës i Valbona Mhillit ndërsa gjatë linjës së jetës ka treguar peripecitë me të cilat i është dashur të përballet në moshë shumë të re.
Moderatorja ka rrëfyer momentin më të trisht, që i ndryshoi rrjedhën e jetës; humbjen e të atit, Tonin Mhilli, i cili u aksidentua për vdekje teksa udhëtonte drejt vendit të tij të punës, burgut të Rrogozhinës.
Sipas Valbonës, i ati ishte forca e saj më e madhe dhe me largimin e tij, familja e saj u shkatërrua, ndërsa asaj iu desh të kthehej në shtyllën e shtëpisë.
Valbona: Jam e bekuar që ndodhem në këtë shtëpi dhe do të jetë një nga kujtimet më të bukura sepse në një muaj më keni bërë të harroj shumë gjëra të trishta që kam kaluar këto 3 vitet e fundit.
Ledioni: E di, unë do doja tani të shiko...